2025/01/20 - 11:17
Kanë nisur punimet për ndërtimin e Stacionit të Autobusëve në Gjilan, ku dhe është vënë gurthemeli.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se objekti i vjetër do të rrënohet dhe do të ndërtohet i riu.
“Vlera e investimeve do të jetë rreth 1 milion euro. Ky projekt është shumë i rëndësishëm për udhtarët dhe transportuesit vendës e të huaj,
ku do të kenë kushte e shërbime cilësore”, tha Hyseni.
I pari i Gjilanit, tregoi se ky është gurthemeli i një epoke të re për transportin në Gjilan.
“Ky projekt madhor, do të shënojë një epokë të re për transportin në qytetin tonë”, tha Hyseni.