Republika e Kosoves

Gjilan

Zbulohet pllaka përkujtimore për “Masakrën e Gjilanit” 1944-1945

2025/01/20 - 11:20

Është bërë zbulimi i pllakës përkujtimore për “Masakrën e Gjilanit 1944-1945″ në 80 vjetorin e saj.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se kjo pllakë përkujtimore i kushtohet viktimave të pafajshme të “Masakrës së Gjilanit të viteve 1944/45, njërës ndër masakrat më të mëdha që kanë ndodhur në Kosovë, ku kishin humbur jetën rreth 8 mijë persona.

“Nderojmë kujtimin e tyre dhe të gjithë atyre që u sakrifikuan për liri dhe drejtësi. “Masakra e Gjilanit” është një plagë e hapur në historinë tonë”, tha kryetari Hyseni.

Profesori i historisë Blerim Haziri dhe ideator i vënies së kësaj pllake përkujtimore, tha se “Masakra e Gjilanit, ka ndodhur më 1944-45 ishte kundër shqiptarëve dhe qëllimi ishte që të zhduken sbqiptarët, ku.me mijëra persona janë masakruar, dëbuar e burgosur.

Ndërsa Ismajl Kurteshi, tha se kjo pllakë është vetëm për masakrën e vitit 1944-45.

Ai tregoi se masakrat kanë ndodhur nga viti 1912 deri më 1999.

“Kjo është vetëm mjë pjesë e masakrave ndaj shqiptarëve që janë bërë nga serbët”, tha Kurteshi.

Sipas tij na mbetet borxh që t’i përkujtojmë të gjithë ata që kanë rënë për lirinë e këtij vendi.