2024/09/26 - 4:31
Në Gjilan është mbajtur takimi i rregullt i Asamblesë Komunale të Fëmijëve (AKF), ku janë diskutuar çështje kyçe që lidhen me fillimin e vitit të ri shkollor si dhe është zgjedhur kryesia e re, ka bërë me dije Ardian Foniqi, udhëheqës i Njësisë për të Drejtat e Njeriut.
Sipas tij, qëllimi kryesor i këtij takimi ishte ri-konstituimi i AKF-se, për arsye se shumica e asamblistëve kanë përfunduar mandatin dhe kanë kaluar në shkolla te mesme.
Foniqi tha se në këtë takim, me ndihmën e stafit te Syri i Vizionit, u përzgjodh edhe kryesia e re në përbërje: Verda Isufi, kryetare e AKF-së, Diar Kadriu, nënkryetar, Alba Zeneli, sekretare si dhe Jetika Jerliu, arkëtare.
“Të punojmë me fëmijët sot, do të thotë të punojmë për të ardhmen e tyre”, ka thënë Foniqi.