2024/12/08 - 5:25
Punimet në përmirësimin e infrastrukturēs po vazhdojnë edhe në këto ditë të dhjetorit, kjo si rezultat i motit të mirë.
Investime nga Komuna e Gjilanit, po bëhen edhe në Livoç të Ulët dhe të Epërm, ku për të parë ecurinë e punimeve ka dalë edhe drejtori i Shërbimeve Publike Kushtrim Ibrahimi, bashkë me këshilltarin komunalë Besnik Shalën.
DrejtorI i Shërbimeve Publike, tha se ishte në vizitë në lokacionet ku po kryhen disa nga punimet e investimeve kapitale.
Ai tregoi se për të parë punimet ishte në fshatin Livoç i Epërm, në lagjen e Muhaxherëve, si dhe Livoçin e Ulët.
“Punimet po zhvillohen me intensitet të lartë dhe në mënyrë profesionale”, tha drjetori Kushtrim Ibrahimi.