Republika e Kosoves

Gjilan

Hyseni: Keqpërdoruesit e ujit dhe të mbeturinave do të dënohen

2024/03/22 - 1:57

Me qëllim të parandalimit të keqpërdorimit të ujit dhe hedhjes së mbeturinave, Drejtoria e Inspekcionit e Komunës së Gjilanit, ka lëshuar dy njoftime.

Sipas njoftimeve, të gjithë ata që nuk respektojnë këto vendime do të gjobiten.

Entela Hyseni, drejtoreshë e Inspekcionit, tha se  njoftimi i parë ka të bëjë me ndalimin e lëshimit të ujit nga krojet nëpër oborre dhe rrugë.

Kurse njoftimi i dytë ka të bëjë ndalimin e hedhjes së  mbeturinave në hapësirat e përbashkëta, korridore, shkallë, ashensorë e të ngjashme.

“Personat fizikë e  juridikë që nuk i respektojnë këto dy vendime, do të sanksionohen në harmoni me Rregulloren për Shërbime Publike Komunale”, tha Entela Hyseni, drejtoreshë e Inspekcionit.