Republika e Kosoves

Gjilan

Komuna e Gjilanit apelon qytetarët që të mos ndotin lumenjtë e përrockat

2020/08/17 - 3:22

Gjilan, 17 gusht 2020 – Me kërkesë të kryetarit Lutfi Haziri, një ekip komunal ka vizituar sot fshatin Bilinicë për të parë gjendjen në këtë fshat, pas stuhisë dhe reshjeve që kanë përfshirë komunën tonë dy ditë më parë.

Deri më tani nga vizitat në terren të ekipeve komunale të emergjencave, të cilat kanë intervenuar me Shtabin e Zjarrfikësve, kanë konfirmuar se ka pasur rrëzim të shtyllave elektrike në disa fshatra dhe vendbanime, djegien e një trafostacioni, problemeve me ndërprerje të energjisë elektrike, dalje nga shtrati të disa përrockave si pasojë e mbeturinave që janë hudhur në to etj.

Ekipi i Komunës së Gjilanit, përmes bashkëpunimit me të gjitha institucionet në nivelin lokal, ka sanuar problemet e shkaktuara dhe tashmë do të punohet edhe në aspektin e infrastrukturës nëpër të gjitha vendbanimet në bazë të prioriteteve dhe emergjencëve, në bazë të vlerësimit te ekspertëve.

Komuna e Gjilanit apelon për kujdes maksimal të qytetarëve, që të mos hudhin mbeturina në lumenj e përrocka, por ato të grumbullohen përmes kompanisë së mbeturinave, sepse në rast të reshjeve më të dendura, problemet dhe dëmet e para të vërshimeve do të jenë pikërisht në ekonomitë e tyre familjare.

 

Zyra për Informim