Republika e Kosoves

Gjilan

Komuna e Gjilanit bëhet edhe me 51 profesionistë të rinj shëndetësorë

2024/11/07 - 10:25

Profesionistët e rinj shëndetësorë të punësuar kohët e fundit në Gjilan, janë takuar me kryetarin e komunës Alban Hysenin, u.d të drejtorit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Hekuran Rapucën dhe me u. d të drejtorit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare Basri Kamberin.

Ata janë inkurajuar dhe kanë marr mbështetje nga i pari i Gjilanit për ofrimin e shërbimeve sa më të mira për qytetarët.

Derisa profesionistët shëndetësor kanë marr lajmin e mirë se asnjë i diplomuar në fushën e shëndetësisë nuk do të mbetet pa punë.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, tha se 51 profesionistë të rinj shëndetësorë janë punësuar në Gjilan.

“Kënaqësi e veçantë që sot takova disa nga profesionistët shëndetësorë, të punësuar së fundmi në qytetin tonë. Brenda këtij mandati, kemi arritur të sjellim 51 shërbyes të rinj në sektorin e shëndetësisë – një hap ky i rëndësishëm jo vetëm për Gjilanin, por për tërë Kosovën”, tha Alban Hyseni.

I pari i Gjilanit, shtoi se vazhdojnë të qëndrojnë të përkushtuar pas zotimit të tyre që asnjë i diplomuar në fushën e shëndetësisë të mos mbetet pa punë.