Komuna e Gjilanit dhe DEMOS-i nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për qeverisje me pjesëmarrjen e qytetarëve
2025/02/14 - 3:24
Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunajku, ka nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit me Projektin për Decentralizim dhe Mbështetje Komunave (DEMOS), që zbatohet nga Helvetas Swiss Intercooperation.
Qëllimi i këtij memorandumi është bashkëpunimi për përmirësim të qeverisjes pjesëmarrëse dhe sigurimit të angazhimit kuptimplotë të qytetarëve në procesin e planifikimit të hershëm buxhetor komunal”, tha nënkryetarja e komunës.
Sipas saj fusha e veprimit të këtij memorandumi përfshinë sigurimin e mbështetjes teknike dhe fuqizimin e kapaciteteve nga projekti DEMOS për të mbështetur komunën në arritjen e këtyre objektivave, së bashku me angazhimet e komunës për të zbatuar masat specifike.