Republika e Kosoves

Gjilan

Morina Bunjaku: Fuqizimi ekonomik dhe aftësimi profesional i të rinjve mbetet prioritet

2024/05/02 - 8:24

“Dialogu për politika lokale. Nga klasa në karrierë: Aftësimi profesional dhe fuqizimi ekonomik i të rinjëve”, ishte tema e debatit të organizuar nga Komuna e Gjilanit.
“Mirënjohës dhe falenderues ambasadores dhe njëherit drejtores Nancy Soderberg, nga Instituti Kombëtar Demokratik në Kosovë (NDI) për bashkëpunim dhe përkrahje të vazhdueshme”, tha nënkryetarja e komunës Leonora Morina Bunjaku, në emër të kryetarit Alban Hyseni.
Më tej ajo shtoi se aktiviteti “Nga klasa në karrierë: Aftësimi profesional dhe fuqizimi ekonomik i të rinjëve” u organizua në kuadër të debateve mbi politika lokale, një platformë e facilituar nga NDI Kosovë për të krijuar qytete më gjithëpërfshirëse të cilat ofrojnë mundësi të barabarta për të gjithë, me një fokus të veçantë në përfshirjen e grave, të rinjve, personave me aftësi të kufizuara dhe komunitetet jo-shumicë.
Leonora Morina Bunjaku, tha se qëllimi i debateve ishte që të kontribuojë në krijimin e dialogut lokal, në mes të përfaqësuesve të partive politike, zyrtarëve të zgjedhur, OJQ-ve, bizneseve, nxënësve, mësimdhënësve, prindërve dhe mediave me fokus në integrimin gjinor dhe zhvillimin e politikave gjithëpërfshirëse.
Nënkryetarja tregoi, se ky aktivitet u organizua nga Komuna e Gjilanit dhe Instituti Kombëtar Demokratik në Kosovë (NDI), me mbështetjen të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).
Përshkrimi i diskutimit në panel ishte edukimi në shkolla profesionale ka mundësi që të i pajisë të rinjët me njohuritë dhe mundësitë e nevojshme për të siguruar punësim fitimprurës, për të avansuar karrierën e tyre dhe për të qenë pjesë domethënëse e ekonomisë kosovare.
Nëpërmjet përshtatjes së edukimit profesional me nevojat e tregut të punës, komunat e Kosovës kanë mundësi të i paisin të rinjtë me aftësitë e nevojshme për të siguruar punësim fitimprurës, duke luajtur kështu një rol jetik në nxitjen e rritjes ekonomike, uljen e papunësisë, dhe rritjen e mirëqenijes socio-ekonomike të të rinjëve.
“Ky diskutim ka për qëllim të eksploroj situatën e deri tanishme dhe qasjen e komunës së Gjilanit për fuqizimin ekonomik dhe aftësimin profesional të të rinjëve”, tha Morina Bunjaku.
Nënkryetarja, falenderoi të gjithë të pranishmit e në veçanti panelistët. Albana Demiri, drejtore për Arsim, Kushtrim Zeqiri, drejtor për Kulturë, Rini e Sport. Bajram Isufi, drejtor i Bujqësisë. Ismajl Kurteshi, këshilltar Komunal. Fatlume Behluli, drejtore e Shkollës Ekonomike në Gjilan.Faton Dubova, përfaqësues nga SHC – Këshilli i Prindërve.