Republika e Kosoves

Gjilan

Për renovimin e dy godinave ku jetojnë familjet në nevojë në Gjilan, ndahen gjysmë milioni euro

2024/11/04 - 9:36

Familjet në nevojë të cilat jetojnë në dy godinat sociale në Gjilan, do të kenë kushte më të mira për jetë.

Kjo po bëhet pasi banesat e tyre, përmes investimit prej 500 mijë euro, do të rinovohen plotësisht.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se rreth 500 mijë euro do të jenë investimet për banesat sociale në Gjilan.

Sipas tij, ky projekt mbështetet nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, financuar përmes fondeve të Bashkimit Evropian, ndërsa Komuna kontribuon me vetëm 10% të shumës totale.

I pari i Gjilanit, theksoi se investimi përfshin renovimin e plotë të të dy objekteve si dhe instalimin e sistemeve të ngrohjes dhe klimatizimit.

“Një projekt për t’u kujdesur për ata që kanë më shumë nevojë, për të kursyer energjinë dhe për të ruajtur mjedisin”, tha Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit.