Republika e Kosoves

Gjilan

Promovohen profilet profesionale të shkollës së agrobiznesit

2024/05/03 - 8:13

Drejtoria për Arsim e Komunës së Gjilanit, po vazhdon me promovimin e profileve profesionale për shkollat profesionale.

Me 13 maj bëhet promovimi i profileve profesionale të Shkollës së Mesme së Agrobiznesit “Sahit Baftiu”.

Albana Demiri, drejtoreshë e Arsimit, ka thënë fjalët e Bill Gates se: “Investimet në bujqësi janë armët më të mira kundër urisë dhe varfërisë dhe kanë bërë jetën më të mirë për miliarda njerëz”.

“Vazhdojmë me promovimin e profileve profesionale për shkollat profesionale”, tha Albana Demiri.

Drejtoresha e Arsimit më tej tregoi se kësaj here me datën 13.05.2024 bëhet promovimi i profileve profesionale të Shkollës së Mesme së Agrobiznesit “Sahit Baftiu”.

Sipas saj janë dy profile të reja me mësim dual.

Ajo i fton të gjithë prindërit dhe nxënësit e shkollave fillore, që me datën 13.05.2024 të bashkohen dhe njoftohen nga afër me profilet profesionale të kësaj shkolle.

Promovimi bëhet nga ora 12:00, tek Shkolla e Muzikës në Gjilan.

“Punët dhe idetë e mira tashmë po realizohen”, tha drejtoresha Albana Demiri.