Republika e Kosoves

Gjilan

Rrugë, trotuare e kanalizim, po i shtohen Përlepnicës

2024/03/26 - 10:03

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, ka parë nga afër punimet të cilat po zhvillohen në infrastrukturën bazike për banorët e Përlepnicës.

“Me vlerë prej 120,195.07 € në fshatin Përlepnicë po punohet me ritëm të përshpejtuar”, tha Hyseni

Kryetari më tej shtoi se rrugë, trotuare e kanalizim fekal, janë nevoja bazike infrastrukturore për banorët e komunës tonë.