Republika e Kosoves

Gjilan

Shpallen më të dalluarit në fushat respektabile kulturë rini dhe sport

2008/12/22 - 12:00

Në Gjilan është mbajt manifestimi “TAKIMI ME MË TË DALLUARIT”, i organizuar nga Drejtoria komunale për Kulturë, Rini dhe Sport, në të cilin janë shpallur më të veçuarit në fushat respektabile, si në sferën e kulturës, rinisë dhe sporteve gjatë vitit vijues.  Nën tingujt e muzikës së Orkestrit “Dasmorët”, dhe pa asnjë fjalim si rëndom, në Gjilan është mbajt manifestimi “TAKIMI ME MË TË DALLUARIT”, i organizuar nga Drejtoria komunale për Kulturë, Rini dhe Sport, në të cilin janë shpallur më të veçuarit në fushat respektabile, si në sferën e kulturës, rinisë dhe sporteve gjatë vitit vijues 2008.

“Jemi në objektin e Teatrit profesionist të qytetit të Gjilanit, sallë kjo e cila pothuaj identifikon të gjitha të arriturat në art dhe kulturë”, ka thënë në hapjen e këtij manifestimi Tahir Arifi, shef i sektorit për Kulturë, rini dhe sport, e cila tash me statutin e ri të komunës është avancuar drejtori në vete.
 
Mirënjohjen e parë për aktorin më të dalluar për vitin 2008, ALi Demi,e ka nda Hasan Bunjaku,  zyrtar për zhvillimin e arteve,
Ndërkaq Regjisori më i mirë, për regjinë në shfaqjen “koloneli Zog”, është shpallë Ekrem Sopi.
Radiofonisti më kreativ, jo vetëm për teatrin, është shpall Florin Gagica,
 
Në vijim po japim listën e më të dalluarve, sipas fushave:
 
Artet pamore
(Çmimet i ndau Hasan Bunjaku)
Lulzim Ramushi – për Ekspozitën shumë të suksesshme në galerinë e arteve të Kosovës dhe Krijues i dalluar për vitin 2008,
Magbule Xhemajli për ekspozitat e suksesshme në Gjilan, respektivisht në Galerinë e Arteve të Kosovës – krijuese e dalluar për vitin 2008,
 
Zhanri i muzikës
(Çmimet i ndau Nazim Gagica)
 Muzika për fëmijë – më e dalluara Kaltrina Hajdari, që mori çmimin e dytë në Festivalin Mbarëkombëtar t ëkëngës për fëmijë në Shkodër,
Në fushën e Folklorit, më i dalluari për vitin 2008 AMA “Bajram Curri”, por sukseset në festivale brenda dhe jashtë vendit,
Zhanri i Muzikës Klasike – më të dalluarit OKTETI i Shkollës së Mesme të Muzikës,
Trupa Profesioniste Muzikore, për vendin e parë në Festivalin e Këngës dhe Valles në Sarandë;
Mirënjohje për AKV “Albafolk”, për pjesëmarrje dinjitoze në festivalin në Turqi e Bullgari, në veçanti për vallen arbëreshe;
Valltari më i dalluar për 2008 – Zijadin Hyseni – valltar i AKV “Arbëria”;
Mirënjohje për AKV “Gjilani” si ansambli më inventiv për 2008 si pjesëmarrës në festivalin Kombëtar dhe Ndërkombëtar – Xhokeri i Sektorit të Kulturës në këtë vit,
Kollazh AKV Gjilani
 
Sport
(Çmimet i ndau Bali Sahiti)
 Mirënjohje speciale trajnerit të Klubit Futbollistik “Gjilani – Muharrem Sahitit,
Mirënjohje speciale trajnerit të Klubit të Karatesë “Drita” – Idriz Musliu – Ky Klub, në vitin 2008, ka grumbulluar mbi 500 medalje në gara kombëtare dhe Ndërkombëtare,
Gazetari sportiv më i dalluar Sylejman Ismajli – Koha Ditore,
Referi më i mirë Enver Latifi, Refer i superligës në Hendboll,
Donatori më i dalluar Saqip Shala – donator i KF “Drita”,
 
Punëtorët më të dalluar sportiv:
Maliq Maliqi, KK “Dardania”, për turneun ndërkombëtar të karatesë  “KATANA OPEN”,
Isuf Morina, motor i KF “Drita” dhe
Abdullah Syla, motor i KF “Gjilani”
 
Muzikë (Pop Rok)
 Arbëresha Hajdari, më e mira në këtë kategori e cil fitoi çmimin e dytë në Kosovafestin e këtij viti.
 
Muzikë
(Çmimet i ndau Arben Maliqi)
Demir Krasniqi –  në cilësinë e rapsodit më të dalluar dhe për vlerat e pakontestueshme në lëminë e folklorit,
Mirvete Bajrami – për rezultatet në kultivimin e këngës së mirëfillt popullore,
ARBONI, produksioni më i dalluar muzikor,
Ziko TV – për nxitjen dhe afirmimin media të artistëve të muzikës,
Dritëro Shaqiri, solisti më i dalluar në zhanrin popullor,
 
Aktivitete rinore
(Çmimet i ndau Bujar Haziri)
Mirënjohje për:
Rrjetin Rinor në Gjilan,
Grupi i Piktorëve të Rinj për sallonin vjeshtor 2008,
Handikos”për aktivitetet me të rinj më aftësi të kufizuara,
Organizata ANP – në rolin për fuqizimin e rinisë dhe dialogut paqësor,
Vullnetarët aktiv rinor për promovimin dh angazhimin vullnetar,
UNDP – UNV për përkrahje dhe mbështetje të sektorit të Rinisë dhe rinisë në tërësi,
Organizata KCIC – për shërbimet ndaj të rinjve në ngritjen e kapaciteteve
 
Sportistët më të dalluar të vitit
(Çmimet i ndau Muharrem Sahiti)
 
  1. Vlora Selimi – Klubi Karatesë DRITA
  2. Vlora Hasani – Klubi i Volejbollit DRITA
  3. Bexhet Demolli – Klubi i Basketbollit DRITA
  4. Rasim Shabani – Klubi i Boksit DRITA
  5. Liridon Fejzullahu – Klubi i Karatesë DARDANIA
  6. Gentiana Ismajli – Klubi i Basketbollit DRITA
  7. Premton Muji – Klubi i Futbollit – GJILANI
  8. Arijana Kqiku – Klubi i Hendbollit DRITA
  9. Armend Fazliu – Klubi i Volejbollit DRITA
  10. Armend Kastrati – Klubi i Futbollit DRITA
 Veprimtaria letrare artistike
(Çmimet i ndau Ismajl Kurteshi)
 Tahir Dalipi – më i miri në veprimtarinë letrare – artistike për vitin 2008, për veprën “Rrënjët e Kaçës”,
Sherafedin Kadriu – autori i veprës më të dalluar brenda vitit – libri – guidë “Kalaja e Pogragjës”,
 
Albert Ibrahimi – instrumentisti më i dalluar për vitin 2008 – Fizharmonikë,
 
Valle instrumentale
Grupio KRENAT – më të mirët në zhanrin RAP-HIP-HOP,
Më të mirët nga më të mirët
  1. Nehat Ferati – veprimtari më i dalluar kulturor,
  2. Enkelejda Arifi – krijuesi më i dalluar artistik,
  3. Teatri Profesionist i Qytetit në Gjilan – institucioni më i dalluar kulturor,
  4. Klubi Volejbollistik DRITA (femrat) –  Klubi më i mirë sportiv,
  5. Lorik Ilazi – Trajneri i vitit nga Klubi Volejbollistik DRITA (femrat),
  6.  Premton Muji – sportisti i vitit, futbollisti i KF “Gjilani”

/Shefik Surdulli, përgjegjës i Zyrës për Informim/