Republika e Kosoves

Gjilan

Sportistë nga trojet shqiptare e më gjerë në manifestimin “Ditët Agimit”

2024/05/07 - 8:21

Në manifestimin tradicional “Ditët e Agimit 2024” i mbajtur nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, pjesëmarrës ishin edhe sportistë nga viset tjera shqiptare e shtete tjera.
I pari i komunës, tha se në kuadër të manifestimit “Ditët e Agimit”, janë zhvilluar garat në karate, peshkim dhe snooker.
Kryetari Alban Hyseni, tregoi se në garat e karatesë, përveç Kosovës, garuesit ishin edhe nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Franca.
Ndërsa, kishte dhjetëra garues edhe në peshkim e snooker.
“Përmes artit e kulturës, kujtohet dëshmori Katana, i cili, përveç jetës që dha për kombin, prapa vetës la edhe shumë vepra tjera artistike. Lavdi për Agim Ramadanin. Lavdi për të gjithë dëshmorët e kombit”, tha kryetari i Gjilanit.