Republika e Kosoves

Gjilan

Zyrtarët komunalë trajnohen për transparencë dhe llogaridhënie të shërbimeve kadastrale

2024/03/25 - 5:01

Zyrtarët e Komunës së Gjilanit, kanë marrë pjesë në trajnimin e organizuar nga BIRN-i dhe mbështetur nga Programi i USAID-it për Qeverisjen e Pronës për transparencë dhe llogaridhënie të shërbimeve kadastrale.

Leonora Morina Bunjaku, nënkryetare e Komunës së Gjilanit, Bekim Salihu, drejtor për Kadastër, Gjeodezi  dhe Pronë e zyrtarë tjerë kanë marrë pjesë në diskutimin e ditës së parë, ku u prezantua raporti analitik  nga eksperti  Labinot Leposhtica.

Derisa në ditën e dytë pritet të diskutohet lidhur me rregullimin e legjislacionit.