Viti i lindjes: 1995
Vendlindja: Gjilan
Student i Studimeve të Integruara Evropiane dhe Fakultetit Filozofik.
Edukimi
Shkollën fillore e përfundoi në SHMU “Abaz Ajeti” dhe për suksese në garat në nivel vendi u nderua me mirënjohje nga kryetari i Komunës dhe Drejtoria e Arsimit në Gjilan.
Shkollimin e mesëm e përfundoi në Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan.
Si student, për një mandat shërbeu si kryetar i Organizatës së Studentëve Europianë.
Ka qenë bartës i listës në organizatën më të madhe studentore në Kosovë dhe për një mandat ka shërbyer si deputet në Parlamentin Studentor të Universitetit të Prishtinës.
Si student ka qenë pjesëmarrës në organizatat studentore OSE(ISPE) dhe USPE(UP)
Pjesëmarrës në aktivitete të organizatave respektive: YEP, KIPRED, OSE etj.
Është në përfundim të studimeve bachelor me bursë të plotë.
Si student ka marrë pjesë në dhjetëra emisione televizive dhe organizime të tjera, kryesisht për të trajtuar çështje politike dhe procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Karriera politike
*Aktivist i LDK-së nga viti 2012.
*2013-2016 anëtar i kryesisë në FR-Gjilan.
*2016 anëtar i Kryesisë në nëndegën Arbëria.
*Nga viti 2017 është anëtar i Kryesisë në Degën e Lidhjes Demokratike në Gjilan.
*2018 anëtar i Komitetit për Kulturë, Rini e Sport.
Përvoja e punës
* Nga viti 2015 deri në vitin 2017 ka punuar si zyrtar marketingu në ISPE.
* Nga viti 2016 është anëtar i Bordit në klubin futbollistik FC Drita.
Ky është mandati i tij i dytë në Kuvendin Komunal të Gjilanit (2017-2021, 2021-2025).