Republika e Kosoves

Gjilan

Sebahate Hajdini

E lindur më 30.04.1957, në Gjilan

Arsimimi:

Ka përfunduar shkollën e mesme ekonomike në Gjilan si dhe Fakultetin Ekonomik, drejtimi OPB Mikro (1978-1983) në Universitetin e Prishtinës. (Po ashtu, aktiviste dhe pjesëmarrëse e demonstratave të vitit 1981).

Përvoja e punës

E punësuar nga 01.04.1982 në N.SH. ‘‘Stacioni për Përparimin e Bujqësisë‘‘, në sektorin për Plan dhe Analizë.

Në vitin 1983 emërohet Shefe e Kontabilitetit në të njëjtën kompani shoqërore, deri në vitin 1993, kur pushteti i atëhershëm e largoi nga puna për arsye politike.

Ka udhëhequr kompani private nga viti 1993 deri në vitin 1999.

Ka qenë asambliste në legjislaturën e parë të qeverisë së përkohshme komunale për rreth 2 vite.

Menjëherë pas luftës u emërua Drejtoreshë në kompaninë prej të cilës ishte larguar dhunshëm nga pushtuesi, deri në privatizimin e saj, në qershor të vitit 2006.

Pasi N.SH „Stacioni për Përparimin e Bujqësisë“ u privatizua nga Kompania „Konsoni-m“ vazhdoi punën në Kontabilitet dhe Financa deri më 30.04.2022 kur edhe u pensionua.