Republika e Kosoves

Lipjan

Kryetari Ahmeti ka pritur Arsim Berishen kryesues i Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave të Kosovës

2018/12/26 - 2:12

Kryetari i Komunës Imri Ahmeti sot në zyrën e tij ka pritur delegacionin nga Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave të Kosovës i kryesuar nga Arsim Berisha 
Gjatë këtij takimi është diskutuar siguria e përgjithshme hekurudhore, kontrolli i vendkalimeve legale dhe ilegale, rregullimi dhe sinjalizimi i tyre, pastrimi i brezit hekurudhor nga shkurret dhe mbeturinat, ndërtimet afër infrastrukturës hekurudhore, etj.
Në këtë rast, Kryetari Imri Ahmeti ka sqaruar delegacionin në fjalë për përgjegjësitë ligjore që ka Komuna e Lipjanit në aspektin e mirëmbajtjes dhe sigurimit të vendkalimeve me sinjalizimet adekuate, në pjesën e linjës hekurudhore që shtrihet në territorin e Komunës së Lipjanit.
Në fund të këtij takimi përfaqësuesit e të dyja institucioneve janë dakorduar për bashkëpunim ndërinstitucional për kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive, në mënyrë që siguria e qytetarëve në komunikacionin hekurudhorë të jetë prioritet dhe në nivel të kënaqshëm.

Image may contain: 5 people, indoor