Republika e Kosoves

Lipjan

Përgjegjësitë

  • Kujdeset që në mënyrë efikase, të drejtë dhe transparente të zbatohen procedurat me rastin e shfrytëzimit të mjeteve publike të cilat i posedon Komuna si autoritet publik dhe kontraktues i prokurimit,
  • Ndërmerr masa që Komuna si autoritet kontraktues të përgatitë planifikimet paraprake të prokurimit me shkrim, në të cilat identifikohen në detale të arsyeshme të gjitha furnizimet, shërbimet dhe punët, që autoriteti kontraktues parasheh ti prokuroj gjatë vitit,
  • Kujdeset që të mbanë shënime të të dhënave për secilin aktivitet të prokurimit që kryen, pa marr parasysh nëse aktiviteti i tillë rezulton në dhënie të kontratës ose konkursit të projektimit,
  • Kujdesët që gjatë zbatimit të aktiviteteve të prokurimit të zbatoj në mënyrë të drejtë procedurat e parapara të prokurimit,
  • Kryen edhe punë tjera nga kompetenca e Komunës nga lëmi i prokurimit.