Republika e Kosoves

Pejë

DEBAT PUBLIK

2020/06/16 - 1:48

Duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-214 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 20, pika 2 dhe 4,  Njësia për Zbatimin e Projektit “Kijevë-Zahaq” në bashkëpunim me Ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, organizojnë: 

DEBAT PUBLIK

Për Raportin e Vlerësimit të  Ndikimit në Mjedis për:

Zgjerimin e rrugës Nacionale N 9, Prishtinë-Pejë; Segmenti: Kijevë-Klinë deri në Zahaq.

Njoftohet  publiku i interesuar se me date: 15.07.2020 në ora 11:00, në sallën e Kuvendit Komunal të Pejës, në Pejë, do të organizohet debat publik nga Njësia për Zbatimin e Projektit “Kijevë-Zahaq” në bashkëpunim me Ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit.

Përmbledhja jo teknike e raportit të VNM do te ekspozohet në ketë debat publik.

Pjesëmarrja e juaj na ndihmon ne implementimin e projektit.