Republika e Kosoves

Pejë

Mbahet takimi jashtëzakonshëm i Kuvendit të Komunës

2020/03/27 - 11:18

Kuvendi i Komunës  në Pejë mbajti takimin e jashtëzakonshëm të kryesuar nga Dr.Islam Husaj,ku në prezencën e Kryetarit te Komunës, Drejtorit te Financave, mediave dhe qytetarëve të interesuar u diskutua për piken e vetme te rendit te ditës:

Shqyrtimi i propozimit të Kryetarit të Komunës dhe Drejtorisë për Buxhet e Financa të Komunës së Pejës,  për transferim të mjeteve financiare ne vlerë prej 100 mijë euro nga kodi i Investimeve kapitale ne kodin për emergjenca, si nevojë për tu përballur me situatën me pandeminë e COVID-19.

Pas disa diskutimeve dhe sqarimeve nga Drejtori i Financave z.Jeton Abazaj, ky propozim u aprovua unanimisht nga deputetet e pranishëm.