Republika e Kosoves

Pejë

TAKIMI I PARË PËR GJASHTËMUJORIN E PARË I EKIPIT KOMUNAL PËR TË DREJTAT E FËMIJËS NË PEJË 2024-2026

2024/06/28 - 10:37

 

Sot, është mbajtur takimi i parë për gjashtëmujorin e parë për këtë vit i Ekipit Komunal për të Drejtat e Fëmijës në Pejë.

Të pranishëm në takim kanë qenë Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri dhe anëtarët e tjerë të Ekipit Komunal për të Drejtat e Fëmijës.

Drejtoresha për Mirëqenie Sociale në Komunën e Pejës, znj.Albulena Mujaj – Bajraktaraj i përshëndeti të pranishmit dhe theksoi s’e jemi mbledhur sot këtu në cilësinë e Ekipit Komunal për të Drejtat e Fëmijës, ku qëllimi i planit është sigurimi i mirëqenies së fëmijëve në komunën tonë, ndërsa ekipi është themeluar në bazë të ligjit për mbrojtjen e fëmijës, që e obligon secilën komunë, që të themelojë një ekip të tillë. Peja është komuna e parë, e cila ka themeluar ekipin në fjalë, që përbëhet nga një numër i konsiderushëm i ekzekutivit komunal. Kryesues i këtij ekipi është Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri, Zëvendëskryesuese e ekipit është Drejtoria për Mirëqenie Sociale, Drejtori i Arsimit, Drejtori i Shëndetësisë, Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Drejtori i Financave, pastaj kemi përfaqësues nga Komiteti për Politikë dhe Financa, nga Komiteti për Komunitete, nga Policia e Kosovës, një zyrtar nga Qendra për Punë Sociale, një zyrtar nga Njësia për të Drejtat e Njeriut, si dhe një përfaqësues të organizatës së shoqërisë civile, pra në këtë rast Syri i Vizionit.

Gjatë takimit është diskutuar për implementimin e planit, si dhe realizimin e aktiviteteve në kuadër të objektivave të parapara në këtë plan.

Ky plan është marr model nga disa Komuna të Kosovës.