Republika e Kosoves

Pejë

Takimi i rregullt i Kuvendit Komunal  

2019/01/31 - 3:51

Kuvendi i Komunës në Pejë mbajti takimin e radhës i kryesuar nga Dr.Islam Husaj, ku në prezencën e Kryetarit, Nënkryetarit, Drejtorëve, mediave dhe qytetarëve të interesuar u debatua për disa pika më rëndësi për Komunën tonë.
Pikat e rendit të ditës, të cilat janë shqyrtuar dhe aprovuar për procedim të mëtutjeshëm janë:
1.Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores për ngarkesa dhe gjoba komunale, pas procedurës së  Diskutimit Publik;
2.Shqyrtimi i Kalendarit të takimeve të Komitetit për Politikë e Financa dhe Kuvendit Komunal Pejë për vitin 2019;
3.Raporti informativ i Kryetarit të Komunës për punën e SHCK në Komunën e Pejës për vitin 2018;
4.Raportimi informativ i Kryetarit të Komunës së Pejës për Planin e punës së SHCK për vitin 2019;
5.Shqyrtimi i Draft – Planit të veprimit për transparencë në Komunën e Pejës për vitin 2019;
6.Shqyrtimi i Draft – Kodit Komunal të Etikës;
7.Shqyrtimi i Draft – Rregullores për transportin rrugor në territorin e Komunës së Pejës;
8.Shqyrtimi i Draft – Rregullores për kushtet dhe kriteret për ushtrimin e veprimtarisë së transportit taksi të udhëtarëve;
9.Shqyrtimi i propozimit për kompensim për anëtarët e Komisionit për zgjedhjen dhe funksionalizimin e Këshillave Lokale në Komunën e Pejës dhe stafit mbështetës të tyre  dhe
10.Shqyrtimi i Planit të veprimit për implementimin e Rekomandimeve të Auditorit për vitin 2017, si informativ për Kuvendin.
 Pyetje dhe propozime lidhur me punën e Komunës të ngritura nga anëtarët.
  Takimi i radhës i Kuvendit të Komunës do të mbahet në muajin Shkurt 2019-të.
 _____________________________________________________________________________________________