Republika e Kosoves

Pejë

Takimi konsultativ i Këshillit të Drejtorëve

2020/10/05 - 12:01

 
Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri udhëhoqi takimin konsultativ të Këshillit të Drejtorëve, ku u diskutua për çështje të ndryshme. 
 
Në takim është diskutuar për dëmet, të cilat i kanë shkaktuar dje reshjet e shumta të shiut, pastaj është diskutuar për takimin e radhës të Komitetit për Politikë e Financa, mbledhjen e radhës të rregullt të Kuvendit Komunal të Pejës, po ashtu është diskutuar për aktivitetin e balonës me ajër të nxehtë, për panairin e mjaltës dhe produkteve bujqësore në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, kanalet e ujitjes, aktivitetet e prokurimit, punët, të cilat janë në përfundim e sipër etj.  
 
Takimi i radhës i Këshillit të Drejtorëve do të mbahet javën e ardhshme.