Republika e Kosoves

Pejë

TAKIMI PUBLIK ME QYTETARË

2024/06/20 - 2:38

Në sallën e Kuvendit Komunal të Pejës është mbajtur takimi publik me qytetarë, ku të gjithë të interesuarit janë informuar drejtpërdrejt nga Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri dhe Drejtorët e Drejtorive të SHCK-së, në Pejë për të gjitha çështjet nga kompetenca e pushtetit lokal me, të cilat preokupohen dhe për të cilat kanë shprehur interesim, siç janë: punët e Komunës së Pejës, prioritetet e Komunës së Pejës, infrastrukturën rrugore, infrastrukturën komunale, shërbimet administrative komunale, buxhetin etj.

Në takim kanë marrë pjesë Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri, Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Pejës, z.Rexhep Kurtbogaj, Nënkryetari i Komunës së Pejës, z.Fatmir Asllani, Nënkryetari për Komunitete në Komunën e Pejës, z.Mirzet Džogović, Drejtorët e Drejtorive, Kryetarët e Bashkësive Lokale dhe qytetarë të Komunës së Pejës.

Takimin e hapi Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Pejës, z.Rexhep Kurtbogaj, i cili i përshëndeti të pranishmit dhe Ju uroj mirëseardhje në takimin publik me qytetarë, pra është takim në kuadër të objektivave të komunës për transparencë dhe shërben si njoftim rreth punëve të Komunës ku qytetarët kanë mundësi t’i japin sugjerimet dhe t’i parashtrojnë kërkesat dhe ankesat e tyre.

Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri i përshëndeti të pranishmit, të cilët i njoftoi për punët, që janë kryer gjatë këtij 6 mujori.
Drejtoria për Administratë për këtë 6 mujor i ka kryer 43 mijë lëndë, për të cilat kanë marrë përgjigje qytetarët për çështje të ndryshme, prej certifikatës së lindjes deri te certifikatat e vdekjes, kurorëzimet etj. I kemi ndërtuar dy shkolla njëra është në fshatin Poçestë në përfundim e sipër, aneksin e shkollës në Trestenik, në Zllapek jemi t’u e punu një aneks të ri, shkollën në Loxhë, jemi t’u e punu sallën e sportit në Treboviq, i kemi edhe disa renovime me i përfundu nëpër shkolla për me i përgatit për vitin e ri shkollor në shtator, ndërsa sa i përket kanaleve janë përfunduar shumica dhe këtë vit Drejtoria e Bujqësisë ka ndarë shumë subvencione për fermerë, ndërsa këtë vit kanë përfunduar punimet në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Vitomiricë, është përfundu edhe Ambulanta në Bogë, ndërsa javën tjetër e inaugurojmë Ambulantën në Karagaq, para disa muajve është inauguruar objekti i ri i Drejtorisë për Mirëqenie Sociale, po ashtu i njoftoi s’e me projektin e grantit të  performancës, me DEMOS-in dhe Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal janë 22 projekte dhe jemi orientuar kryesisht në trotuare dhe ndriçim publik për ta rritur sigurinë e qytetarëve, jemi të orientuar në fshatrat, të cilat lidhen me qytetin Loxha, Novosella, Vitomirica, Llozhani, pastaj te Sharra me kriju një bazen tjetër pak më të madh, për rekreacion dhe freskim, rregullimi i kanalit të Çokolicës, ndërsa për qentë endacak e kemi zhvilluar procedurën, objekti ka avancu mjaft, ku do të trajtohen qentë, po ashtu është duke vazhduar impianti për trajtimin e mbeturinave në Sverkë, ujësjellësi i Lugut të Baranit do të lidhet te rrethi në Vitomiricë, ku do të bëhet lidhja kryesore edhe një tjetër është në rrugë të Zahaqit, ndërsa sa i përket rrugës së Rugovës ajo është në domenin e Ministrisë së Infrastrukturës, po ashtu theksoi s’e e kemi sfidë të madhe dëmtimin e rrugëve, që është duke u bërë nga “Hidrodrini” për t’i kryer punët dhe shpresojmë, që këtë javë do t’i përfundojnë punimet, sepse po ka ngecje në trafik.
Në këtë takim qytetarët janë informuar për të gjitha çështjet, të cilat ju kanë interesuar.

Pjesëmarrja e qytetarëve në këtë takim dëshmon përcaktimin për Demokraci, ku si parakusht kryesor nënkupton pjesëmarrjen aktive të qytetarëve në proceset e vendimmarrjes.

Ky takim mbahet në përputhje me detyrimet, që dalin nga neni 68, pika 68.1 dhe 68.2 e Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale dhe nenin 91, paragrafi 1 të Statutit të Komunës së Pejës.