Republika e Kosoves

Pejë

THIRRJE PËR PROJEKT – PROPOZIME 2024

2024/02/12 - 4:02

Komuna e Pejës, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ka hapur thirrjen për propozimin e projekteve në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit për vitin 2024.
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, Ju bën thirrje të gjitha organizatave joqeveritare dhe individëve, të cilët veprojnë në Komunën e Pejës të aplikojnë për mbështetje financiare me projekte, të cilat kontribuojnë në promovimin dhe zhvillimin e programit kulturor, rinor dhe sportiv në qytetin e Pejës.
Propozimet duhet të dorëzohen në formë fizike të protokolluara në sportelet e Komunës së Pejës.
Afati i fundit për aplikim përfundon më datë 11.03.2024.
Formularët e nevojshëm për aplikim mund t’i shkarkoni në këtë link: https://shorturl.at/nprvN.
Sesioni informues rreth plotësimit të formularëve të aplikimi dhe informatave shtesë do të mbahet me datë 20.02.2024, në ora 10:00, në Kuvendin Komunal të Pejës.