Historia e Komunës së Lipjanit.

 
Si vendbanim Lipjani njihet që nga koha Ilire e më vonë Romake si pjesë e qytetit Ulpiana e cila ndodhet në verilindje në largësi 10km. Lipjani në periudhën romake ishte kryesisht një vendbanim i vogël në rrugën për në Lissum. Identifikimi i Lipjanit me emrin Ulpiana më vonë është vërtetuar edhe me zbulimet e gërmadhave të antikës së vjetër dhe periudhës bizantine.
Nga antika e vjetër emri Lypenion, Lypiana padyshim vijnë deri te emri i tashëm Lipjan. Nën themelet e kishës së vjetër në këtë pjesë janë zbuluar themelet e bazilikës bizantine, ndërsa nga vet Lipjani janë të njohura disa monumente-epigrafe, prej të cilave vërtetohen të dhënat për ekzistimin e Ulpianës.
Me zhvillimin e industrisë-minierës në vendbanimin e Janjevës u bë e njohur edhe Prishtina, kështu që Lipjani humbi rëndësinë e mëparshme dhe funksiononte si një “shesh” i thjeshtë lokal.
Janjeva ś’pari herë është përmendur në vitin 1303, me zhvillimin e industrisë së minierave në shek. XIV dhe XV, u ngrit në një qendër të rëndësishme afër Prishtinës dhe Novobërdës(Artanës). Në mes tjerash qyteti kishte kontakte me Republikën e                                   Raguzës (Dubrovniku) i sotëm në Kroaci. Njëra nga shkollat e para në Kosovë është hapur në Janjevë në vitin 1665 dhe përdoret edhe sot e kësaj dite.
    Lipanon-1.bmp           
                 Ulpiana                                           Janjeva
Në përgjithësi deri me ndërtimin e hekurudhës në fund të shek. të kaluar (1873-1874)   Lipjani ishte një fshat i rëndomt i njohur si kryqëzim i rrugëve në rajon. Në këtë hekurudhë Lipjani fitoi stacionin hekurudhor, krahas të cilit u ndërtuan punëtoritë e para me karakter tregtar, depot për grumbullimin e drithërave dhe dyqane zejtare, kështu deri në fund te shek. XIX gjatë kohës së sundimit turk kjo pjese e re e Lipjanit fitoi pamjen me krakater qyteze, kurse si qytezë është shpallur ne vitin 1920.
Me funksionimin e hekurudhes Kosove Maqedoni qarkullimi kryesisht ishte përmes Greqisë (qyteti i Selanikut- ish Solun) kështu konkureenca e tregut dhe aktivitetet tregtare ndikuan në qendrat si: Mitrovica, Ferizaj dhe Lipjan në dobësimin e tregut në qendrat më të mëdha si Prishtina, Gjakova dhe Prizreni . Që nga kjo kohë fillon të zhvillohet Lipjani .
Nga kjo rrjedh se ndikimi i Lipjanit më shumë shtrihet në rrethinën më të afërt si në pjesët perëndimore malore dhe kodrinore dhe kjo jo vetëm në pjesët që përfshijnë kufijt    administrativ, por edhe në pjesët e Drenicës së Epërme, me të cilën Lipjani është afërsisht i vetmi vendbanim me karakter qyteti.
Në anën tjetër si shembull i gravitimit të Drenicës Jugore krahas Lipjanit krijohet lëvizja e lirë natyrore. Nga kjo del se Lipjani –pozita gjeografike paraqet aspekt të gjerë dhe me interes ne raport me qendra më të mëdha.