Lajmet   Në Janjevë u mbajt manifestimi “ Gjurmë të Gjeçovit”

Në Janjevë u mbajt manifestimi “ Gjurmë të Gjeçovit” - 16 qershor 2010

     Në Janjevë të komunës së Lipjanit është mbajtur manifestimi kulturor “Gjurmë të Gjeçovit”. Me që tash janë mbushur 10 vite që kur janë vënë themelet e këtij manifestimi tradicional, në ceremoni u tha se po rrumbullakohen me sukses vitet që kur po ndiqen gjurmët e Atë Shtjefën Gjeçovit
Janjevë të komunës së Lipjanit është mbajtur manifestimi kulturor “Gjurmë të Gjeçovit”. Me që tash janë mbushur 10 vite që kur janë vënë themelet e këtij manifestimi tradicional, në ceremoni u tha se po rrumbullakohen me sukses vitet që kur po ndiqen gjurmët e Atë Shtjefën Gjeçovit. Florent Hoxha nënkryetar i komunës së Lipjanit tha me këtë rast se ende ka vend për të gjurmuar veprimtarinë e Gjeçovit, sepse sipas tij e tëra nuk është përmbyllur vetëm me ato që thuhen. Ai më tej shtoi se është njëri prej aktiviteteve më të rëndësishme kulturore, i cili i kushtohet njërit prej figurave më emblematike, të famullitarit, letrarit, historianit, arkeologut, mësuesit, studiuesit të Kanunit të Lekë Dukagjinit, të madhit Atë Gjeçovit, Halit Gashi, veprimtar Janjevas dhe ndër themeluesit e manifestimit “ Gjurmë të Gjeçovit 2010” ka thënë se po bëhen 10 vite që nga koha kur Janjeva si qendër e kulturës po e nderon këtë emër të shquar. Janjeva kaherë është qendër e kulturës dhe nga ky mjedis kanë dal shumë emra të mëdhenj, ndër ta edhe Atë Shtjefën Gjeçovi. Më 2001 i vumë themelet e këtij manifestimi që ende po festohet me shumë përkushtim. Nëpërmjet këtij manifestimi e kemi ngritur shtëpinë muze të Atë Gjeçovit dhe bustin e këtij burri të madh që po e bënë edhe më madhështore shkollën tonë ka përfunduar z. Gashi. Ndërsa Bajram Gashi drejtor i shkollës së Janjevës tha se Etnologu e publicisti Gjeçovi është vrarë me 14 tetor të vitit të largët 1929 në moshën 55- vjeçare, ndërsa historia flet se ai ka shërbyer për një kohë të gjatë edhe si mësues në shkollën e Janjevës shkollë kjo që sipas burimeve arkivore daton që nga viti 1610 sivjet shkolla e Janjevës po feston 400- vjetorin e saj. Në fund të këtij manifestimi u mbajt orë letrare me përfaqësuesit e shoqatës së shkrimtarëve të Kosovës si dhe anëtarët e grupit letrar “Fazli Grejqevci” të Lipjanit. Gjithashtu edhe nxënësit e kësaj shkolle prezantuan para të pranishmëve një program kulturo – artistik.

RSS

Sign in