Republika e Kosoves

Kamenicë

Komiteti për Komunitete


Komiteti për Komunitete përfshinë në rradhët e veta shumicën e thjeshtë nga anëtarët e Kuvendit të Komunës, anëtarët tjerë janë përfaqësuesit e komuniteteve. Qdo komunitet që jeton në komunë përfaqësohet nga, së paku një përfaqësues në komitetin për komunitete. Përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë në komunë e përbëjnë shumiën e anëtarëve të komitetit të komuniteteve.


Komiteti i komuniteteve është përgjegjës për shqyrtimin e përputhshmërisë së autoriteteve komunale me ligjin në zbatim dhe për shqyrtimin e të gjitha politikave komunale, praktikave dhe aktiviteteve për t’u siguruar se të drejtat dhe interesat e komuniteteve respektohen plotësisht.

Komiteti gjithashtu i rekomandon Kuvendit të Komunës, masat që duhet të ndërmerren për të siguruar jetësimin e dispozitave që kanë të bëjnë me nevojën e komuniteteve për t’u avancuar, shprehur, mbrojtur dhe zhvilluar identitetin e tyre etnik, kulturor, fetar dhe gjuhësor si dhe për të siguruar mbrojtje adekuate të të drejtave të komuniteteve brenda komunës.

Komiteti për Komunitete, ka këtë përbërje:

Stefan Mihajlovic- LS, kryesues i komitetit për komunitete
Sejdi Kurteshi- LDK, anëtar
Drenusha Fetiu- VV, anëtar
Filloreta Rexha- PDK, anëtar
Bekim Fazliu- AAK, anëtar
Renat Rexhepi- Komuniteti Rom, anëtar
Jelena Stankovic- Komuniteti Serb, anëtar
Danijela Antic- Komuniteti Serb, anëtar
Milosh Zhivkoviq- Komuniteti Serb, anëtar.