Republika e Kosoves

Kamenicë

Komiteti për Politikë dhe Financa


Komiteti për Politikë dhe Financa në pajtim me LVL dhe Statutin e Komunës është përgjegjës për:

Shqyrtimin e të gjitha politikave, dokumenteve fiskale dhe financiare, planeve dhe iniciativave, duke përfshirë dokumentet dhe planifikimin strategjik, kornizën vjetore buxhetore afatmesme, planin vjetor të prokurimit, rregulloren vjetore për tatimet, tarifat dhe pagesat, planin vjetor të punës për auditimin e brendshëm, buxhetin vjetor afatmesëm dhe çdo ndryshim të buxhetit gjatë vitit fiskal, si dhe për marrjen e raporteve nga kryetari dhe dorëzimin e rekomandimeve në Kuvendin e Komunës.

Komiteti për politikë dhe financa përbëhet nga përfaqësuesit e subjekteve politike që përfaqësohen në Kuvendin e Komunës.

Në rast se në përbërjen e kuvendit të komunës janë të përfaqësuara më shume entitete politike me çka e  bëjnë të pamundur përfshirjen e të gjithave entiteteve në komitetin për politikë dhe financa atëherë përfaqësimi do të bëhet në bazë të përqindjes së përfaqësuar në Kuvendin e Komunës.

Kuvendi i komunës për themelimin e komiteteve të përhershme duhet të siguroj përfaqësim minimal prej pesëdhjetë përqind (50%) për secilën gjini.

Numri i anëtarëve në komitetin për politikë dhe financa duhet të jetë varësisht nga numri i anëtarëve në Kuvendin e Komunës.