2024/02/17 - 6:50
Komuna e Pejës – Kabineti i Kryetarit të Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri kanë organizuar një varg aktivitetesh për të festuar 17 Shkurtin – Ditën e Pavarësisë së Kosovës.
Aktivitetet kanë filluar me ngritjen solemne të flamurit dhe intonimin e himnit shtetëror.
Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Pejës, znj.Xhenet Syka i përshëndeti të gjithë të pranishmit nga sheshi më i bukur i Republikës për të filluar me këtë ditë të madhe me intonimin e himnit shtetëror dhe ngritjen e flamurit. Një falënderim të veçantë e kam për Presidenten e Provincës së Kozencës, znj.Rosaria Succurro dhe Nënkryetarin e Komunës së Egerit, z.Minczer Gabor. Provinca e Kozencës numëron 21 komuna arbëreshe, të cilat menaxhohen edhe nga arbëreshët e Italisë, prandaj kemi vendosur, që këtë festë ta fillojmë me valle dhe këngë arbëreshe.
Kampionia botërore dhe fituesja e medaljes së artë, xhudistja më e mirë në botë, znj.Distria Krasniqi dhe kampioni evropian, fituesi i medaljes së artë evropiane, z.Akil Gjakova kanë bërë ngritjen e flamurit nën intonimin e himnit shtetëror.
Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri i shoqëruar nga Presidentja e Provincës së Kozencës, znj.Rosaria Succurro dhe Nënkryetari i Komunës së Egerit, z.Minczer Gabor kanë bërë homazhe te flamuri shtetëror.
Falënderojmë miqtë tanë nga Kalabria dhe Hungaria, të cilët janë në mesin tonë për këtë festë të madhe, në këtë ditë të veçantë për ne dhe në këtë moment të rëndësishëm.
Aktivitetet kanë vazhduar në sallën e Kuvendit Komunal të Pejës me promovimin e librit “Qeverisja e Shqipërisë në vitet 1939-1944” i autorit Gjet Ndoj Tarazhi.
Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri, Ju uroj 16-të, vjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe është nder i veçantë për ne, që sot e promovojmë librin me titull “Qeverisja e Shqipërisë në vitet 1939-1944” të autorit Gjet Ndoj Tarazhi. Ky është një libër më të vërtetë i rëndësishëm për qeverisjen e Shqipërisë në një kohë krize, prandaj e përgëzoj autorin, i cili me këtë libër do të ndriçojë një periudhë, e cila është shumë e rëndësishme për historinë e Kosovës dhe të Shqipërisë.
Në Galerinë e Arteve në Pejë është hapur ekspozita festive “Ulpiana 5 Plus 1”, ku nëpërmjet piktorëve Skender Idrizi, Musë Prelvukaj, Agron Mulliqi, Vjosa Bujari – Maliqi, Merita Myderrizi – Maloku dhe Bardha Buza, do të shtegëtojmë në rrjedhën e damarëve të pikturës abstrakte dhe moderne.