Republika e Kosoves

Pejë

SHPALLJA E SPORTISTIT TË VITIT 2023

2024/01/25 - 10:45

Komuna e Pejës, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ka organizuar ceremoninë zyrtare për shpalljen e sportistit të vitit 2023, në Komunën e Pejës.
Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Pejës, znj.Xhenet Syka i përshëndeti të pranishmit të cilëve, Ju uroj mirëseardhje në ngjarjen më kulminante sportive, ku do të prezantohen sukseset e shumta të sportistëve tanë. Falënderim të veçantë për të gjithë Ju, që e keni mbështetur sportin, po ashtu faleminderit shumë për gjithë angazhimin, që e keni dhënë gjatë vitit 2023 me dëshirën, që ky vit do të jetë edhe më i suksesshëm.
•SPORTISTËT E NOMINUAR PËR VITIN 2023:
– POST – MORTEM – FETAH MUSA
Për angazhim jetësor në zhvillimin e sportit,
kulturës, arsimit, bjeshkatarisë dhe turizmit të
qëndrueshëm në Komunën e Pejës.
– PUNËTORI SPORTIV – HAMZA GJUKA
Trajner i KHF “Besa” për zhvillimin dhe aktivizimin
e klubit të hendbollit të vajzave në Pejë dhe
masovizimin e sportit në konkurrencën e vajzave.
– REFERI I DALLUAR – FATMIR SALIHAJ
Klubi i xhudos “Ippon”- Refer kombëtar dhe
ndërkombëtar i certifikuar nga Federata Evropiane
e Xhudos.
– REFERE E DALLUAR – ADEA BERISHA
Klubi i boksit “AP Peja” e vetmja refere
ndërkombëtare e boksit në Kosovë.
– REFERI I VITIT – ALI VOKSHI
Karate, refer i licencuar botëror në KATA dhe
KUMITE.
Referoi në Kampionatin Evropian Qipro.
Premierë League Rabat, Young Legue Poreq etj.
•KLUBET E DALLUARA:
– KLUBI I BASKETBOLLIT – “PEJA” për sukseset
dhe rezultatet në garat kombëtare dhe
ndërkombëtare.
Kampion i Kosovës në vitin 2023.
– KLUBI I HENDBOLLIT “BESA FAMGAS”
Kampion i Kosovës dhe fitues i Superkupës së
Kosovës.
– KLUBI I VOLEJBOLLIT “PEJA”
Kampion i Kosovës dhe fitues i Superkupës së
Kosovës.
– KLUBI I VITIT – KLUBI I XHUDOS “IPPON”
Për sukseset dhe rezultatet ekipore dhe
individuale në garat kombëtare dhe
ndërkombëtare të xhudos.
– TRAJNERI I VITIT – DRITON KUKA
Është trajneri më i suksesshëm shqiptar në botë.
Me klubin e xhudos “Ippon” ka nxjerr kampion
olimpik, kampionë botërorë e evropianë,
medaliste të arta olimpike duke arritur në majat
e suksesit botëror.
Kryemjeshtri i sportit shqiptar dhe jo vetëm!
•SPORTISTËT MË ME PERSPEKTIVË:
– ADIS SHABOTIÇ
Klubi i atletikës “Envernele”.
Fitues i shtatë medaljeve në atletikë në 400 m,
800 m, 1500 m dhe stafetë 4 x 100 m.
– ANIL VOKSHI
Klubi i karatesë “Peja”, fitues i medaljeve
kombëtare dhe ndërkombëtare në karate.
– AJAN SELIMAJ
Klubi i tenisit “Peja”, talent premtues me
perspektivë në të ardhmen.
– ARI KRASNIQI
Klubi i boksit “AP PEJA”.
Kampion i Kosovës në U – 16.
– ARMIN BADEMOVIQ
Klubi i karatesë “Arena”.
Fitues i medaljeve kombëtare në karate.
– BLIN KUKA
Klubi i xhudos “Ippon”.
Talent premtues me perspektivë në të ardhmen.
– DONIKA DEMAJ
Klubi i pingpongut “Peja”.
Talente premtuese me perspektivë në të
ardhmen.
– GRISELA KELMENDI
Klubi i volejbollit “Peja”.
Talente premtuese me perspektivë në të ardhmen.
– ELOD GRUDA
Klubi i futbollit “Olti”.
Talent premtues me perspektivë në të ardhmen.
– JON BLAKAJ
Shkolla e basketbollit “Pressing”.
Talent premtues me perspektivë në të ardhmen.
– JONA KRASNIQI
Klubi i volejbollit “Suti Sport”.
Talente premtuese me perspektivë në të ardhmen.
– KLARA SEFAJ
Klubi i skitarisë “Borea”.
Talente premtuese, me perspektivë në të ardhmen.
– LENA GOQAJ
Klubi i basketbollit “Penza”.
Talente premtuese, me perspektivë në të ardhmen.
– LEKË PRELVUKAJ
Klubi i volejbollit “Peja”.
Talent premtues, me perspektivë në të ardhmen.
– OLTA VISHAJ
Klubi i pingpongut “Besa”.
Talente premtuese, me perspektivë në të ardhmen.
– OLSI MULAJ
Klubi i hendbollit “Besa Famgas”.
Talent premtues, me perspektivë në të ardhmen.
-SIDORELA DODAJ
Klubi i xhudos “Ippon”.
Talente premtuese me perspektivë në të ardhmen.
– ELSA SHALA
Klubi i basketbollit “Peja”.
Talente premtuese me perspektivë në të ardhmen.
•SPORTISTËT E DALLUAR:
– Aja BROQI
Klubi i tenisit “Peja”.
Kampione e Kosovës, në konkurrencën individuale
dhe ekipore.
Anëtare e Përfaqësueses së Kosovës.
– ARBI PUPOVCI
Klubi i skitarisë “Alpi”.
Kampion i Kosovës, fitues i normës olimpike në
kategorinë Sllallom.
– ARIAN QALLAKU
Klubi i basketbollit “Peja”.
Për kontributin e dhënë në fitimin e titullit të
kampionit. Anëtar i Përfaqësueses së Kosovës.
– ARBIOS MUSHKOLAJ
Klubi i hendbollit “Besa Famgas”.
Golashënuesi më i mirë në Superligën e Kosovës
dhe reprezentues në Përfaqësuesen e Kosovës.
– ELTON IDRIZAJ
Klubi i futbollit “Rilindja 1974”.
Për kontributin e dhënë në rezultatet e arritura
nga klubi i futbollit “Rilindja 1974”.
– GRESA BAKRAQI
Klubi i atletikës “Besa”.
Kampione e Kosovës në atletikë, fituese e shumë
garave ndërkombëtare.
– KALTRIM BERISHA
Klubi i volejbollit “Peja”.
Për sukseset e arritura me klubin në garat
vendore.
– VANESA BOJKU
Klubi i basketbollit “Penza”.
Për sukseset e arritura me klubin në garat
vendore dhe ndërkombëtare, po ashtu është
zgjedhur në 5-shën më të mirë të Kosovës në
basketboll.
– NORA GJAKOVA
Klubi i xhudos “Ippon”.
Vendi i tretë në Kampionatin Evropian.
– LAURA FAZLIU
Klubi i xhudos “Ippon”.
Vendi i tretë në Kampionatin Evropian.
– LORIANA KUKA
Klubi i xhudos “Ippon”.
Kampione ballkanike në xhudo.
– FATJONA KASAPI
Klubi i xhudos “Ippon”.
Medaliste evropiane dhe kampione ballkanike.
– FLAKA LOXHA
Klubi i xhudos “Ippon”.
Kampione ballkanike në xhudo.
– DARDAN CENA
Klubi i xhudos “Ippon”.
Vendi i tretë në evropian.
– DION SHARAPOLLI
Klubi i xhudos “Ippon”.
Kampion ballkanik në xhudo.
– SHPAT ZEKA
Klubi i xhudos “Ippon”.
Kampion ballkanik në xhudo.
•SPORTIST I DALLUAR NË DIASPORË:
DIELLI VRANOCI
Boksier profesionist.
Sportist, i cili promovon qytetin e Pejës në
diasporë.
•SPORTISTJA E VITIT 2023 – DISTRIA KRASNIQI
Klubi i xhudos “Ippon”.
Nënkampione evropiane.
Xhudistja, e cila e përfundoj vitin në vendin e parë
në kategorinë 52 kg në ranglisten e IJF.
•SPORTISTI I VITIT 2023 – AKIL GJAKOVA
Klubi i xhudos “Ippon”.
Kampion evropian në xhudo, Prishtina 2023.