Republika e Kosoves

Pejë

Ceremonia e ndarjes së Grantit të Performancës Komunale 

2022/05/23 - 3:11

Nënkryetari i Komunës së Pejës, z.Fatmir Asllani ishte i pranishëm në ceremoninë e ndarjes së Grantit të Performancës Komunale. Komuna e Pejës, përfitoj rreth 761.187€, ku kryesisht këto fonde do të investohen në infrastrukturë.
Përkundër faktit, që Komuna e Pejës tashmë me sisteme të tilla ka lehtësuar përpjekjet për arritjen e standardeve ligjore, nxitjen e konkurrencës, fuqizimin e transparencës dhe nxitjen e punonjësve për t’u përqendruar në arritjen e caqeve të synuara për rezultatin e këtij granti, sigurisht ky grant zë vendin e tij, megjithatë Komuna e Pejës kërkon më tepër përkushtim për kriterin e vlerësimit të ligjshmërisë së këtyre akteve komunale, në mënyrë, që rezultati të jetë sa më transparent dhe i drejtë.