Republika e Kosoves

Pejë

Eventi artistik “Unë jam lulja më e bukur”

2024/03/08 - 1:10

Komuna e Pejës, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me Teatrin Profesionist “Istref Begolli” kanë prezantuar eventin artistik “Unë jam lulja më e bukur”.

Performanca ka prezantuar kurajon e grave dhe vajzave për guxim në shënim të 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Pejës, znj.Xhenet Syka, Ju uroj 8 Marsin – Ditën Ndërkombëtare të Gruas dhe theksoi s’e Komuna e Pejës edhe këtë vit ka vendosur të mos festoj, por ta ngrisë zërin fillimisht në emër të pakënaqësisë së femicidit, që ka ndodhur gjatë gjithë vitit, që e kemi lënë pas, prandaj kemi vendosur, që nëpërmjet performancës kulturore publikisht t’i dalim kundër diskriminimit gjinor. Ne, sot kemi zgjedhur një performancë bashkë me teatrin profesionist “Istref Begolli” dhe me aktoren profesioniste Shpresa Salijaj, e cila do të shpalosë të gjitha sfidat, që e kanosin një grua, por kur një grua do, di dhe mund t’ja dal në të gjitha.

Pas performancës është bërë përurimi i Obeliskut kundër diskriminimit me moton “Unë jam lulja më e bukur”, sepse çdo vajzë dhe grua është vajza dhe gruaja më e bukur në botë për veten e saj.

Obelisku do të qëndrojë 365 ditë në oborrin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe për 365 ditë

do ta luftojmë të gjithë së bashku diskriminimin gjinor. 

Urime 8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas!