Republika e Kosoves

Pejë

Homazhe me rastin e 20-të vjetorit të vrasjes së deputetit, Smajl Hajdaraj 

2022/01/17 - 2:30

 

Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri me rastin e 20-të vjetorit të vrasjes së komandantit të UÇK-së, të brigadës “136 Rugova”dhe deputetit të Kuvendit të Kosovës, Smajl Hajdaraj  janë organizuar aktivitete për përkujtimin e figurës emblematike të luftës çlirimtare, lirisë dhe pavarësimit të Kosovës.

Kryetari Muhaxheri me bashkëpunëtorët e tij kanë bërë homazhe dhe vendosen kurora me lule në varrezat e fshatit Zahaq të Pejës në nderim të jetës dhe veprës së deputetit të Republikës së Kosovës, Smajl Hajdaraj.

Sonte do të bëhet ndezja e qirinjve në vendin e vrasjes në lagjen “Fidanishte”, në ora 19:55.

Lavdi jetës dhe veprës së deputetit Hajdaraj!