Republika e Kosoves

Pejë

Inaugurimi i dhomës miqësore  për fëmijët me nevoja të veçanta në DKA – Pejë

2018/10/04 - 11:57

Në Drejtorinë Komunale të Arsimit në Pejë është bërë inaugurimi i dhomës miqësore, e cila është donacion nga Save the Children  dhe do t’i ndihmoj ekipin vlerësues komunal në punën e tyre, i cili bën vlerësimin pedagogjik të fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore.
Me rastin e inaugurimit të dhomës miqësore kanë qenë të  pranishëm Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri dhe Drejtori i Save the Children, z.Ahmet Kryeziu.
Drejtori i Arsimit në Komunën e Pejës, z.Besim Avdimetaj i përshëndeti të pranishmit dhe ndër të tjera tha:
” Sot, kemi nderin të bëjmë inaugurimin e dhomës  miqësore të fëmijëve me nevoja të veçanta, e cila nuk është bërë deri më sot. I falënderoj Save the Children, të cilët kanë bërë një punë shumë të mirë, po ashtu i falënderoj ekipin vlerësues, që i kanë vlerësu mbi 40 raste në bazë shkencore  nuk mund të themi që janë plotësuar të gjitha kërkesat e qytetarëve, por disa nga ato janë të plotësuara, pra ne si ekip jemi të gatshëm , që të gjitha rastet t’i analizojmë dhe shqyrtojmë.”
Qëllimi i këtij bashkëpunimi është përkrahja dhe integrimi i fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore në klasë të rregullta së bashku me bashkëmoshatarët e tyre.