Republika e Kosoves

Pejë

Inaugurimi i objektit të ri të Drejtorisë për Mirëqenie Sociale dhe Qendrës për Punë Sociale në Pejë

2024/03/18 - 3:24

Sot, është bërë inaugurimi i objektit të ri të Drejtorisë për Mirëqenie Sociale në Pejë, e cila do të mbetet një ditë e shënuar për të gjithë e në veçanti për punëtorët e Drejtorisë për Mirëqenie Sociale, Qendrës për Punë Sociale dhe për të gjithë qytetarët, të cilët tani e tutje do t’i marrin shërbimet në këtë objekt.
Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri i përshëndeti të pranishmit dhe theksoi s’e sot jemi duke e hapur një qendër më të vërtetë të mirë për Punë Sociale, ku e dimë s’e punëtorët e kësaj qendre kanë lëviz shumë këto 20 vite, prej qendrës në qendër dhe besoj, që kjo do të jetë shtëpia e tyre e përhershme dhe do të ofrojnë shërbime të mira për të gjithë qytetarët e Komunës së Pejës.
Drejtoresha për Mirëqenie Sociale në Komunën e Pejës, znj.Albulena Mujaj – Bajraktaraj i përshëndeti të pranishmit dhe theksoi s’e sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve Socialë, por këtë vit kjo ditë fiton kuptim me rastin e inaugurimit të objektit të ri. Kjo ditë shënon një moment të veçantë për ne, sepse karshi ofrimit cilësor të më shumë s’e 70-të shërbimeve, të cilat ofrohen në kuadër të Qendrës për Punë Sociale nga sot na plotëson edhe infrastruktura adekuate, e cila është një indikator shumë i rëndësishëm, që ju ndihmon në realizim të misionit më human, të cilin e mbartin mbi supe e që është mirëqenia e qytetarëve tonë. Mirënjohje të veçantë për Kryetarin Muhaxheri, që falë përkushtimit të tij, sot po kurorëzohet edhe një sukses më shumë për qytetin tonë të bukur.
Drejtoresha e Qendrës për Punë Sociale në Komunën e Pejës, znj.Drita Kelmendi – Kukaj i përshëndeti të pranishmit dhe theksoi s’e sot është një ditë e veçantë, sepse është edhe Dita e Punëtorëve Socialë, prandaj të ndajmë gëzimin së bashku në inaugurimin e objektit të ri të institucionit të Qendrës për Punë Sociale, që padyshim është një ndër institucionet më të rëndësishme, që ofron mirëqenie për të gjithë qytetarët e Komunës së Pejës. E falënderoj Kryetarin Muhaxheri për mundësinë, që sot të kemi një objekt të tillë të mirë, që ne si punëtorë të ofrojmë shërbime më të mira dhe më cilësore për qytetarët e Komunës së Pejës, po ashtu e falënderoj edhe Drejtoreshën Mujaj – Bajraktaraj, e cila nga fillimi e deri më sot ka pas një përkushtim të madh.
Inaugurimin e objektit të ri e kanë bërë Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri dhe Drejtoresha për Mirëqenie Sociale në Komunën e Pejës, znj.Albulena Mujaj – Bajraktaraj.