Republika e Kosoves

Pejë

Komiteti për Politikë e Financa mbajti takimin e radhës

2020/02/21 - 12:36

Komiteti për Politikë e Financa (KPF) i Kuvendit Komunal të Pejës i kryesuar nga Dr.Islam Husaj në mbledhjen e sotme i shqyrtoi dhe miratoi propozimet e paraqitura nga Drejtoritë përkatëse dhe Kryetari i Komunës.
Ka kaluar për Kuvend,shqyrtimi i Draft – Rregullores (KPE) Nr.01/2020 për orarin e punës së veprimtarive ekonomike në Komunën e Pejës.
Kërkesa e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa për rritje buxhetore dhe buxhetimin në programet buxhetore – kategorin Investime kapitale ka kaluar.
Është aprovuar për Kuvend propozimi i Kryetarit të Komunës dhe Drejtorisë per Buxhet dhe Financa për bartjen buxhetore nga viti 2019 në vitin 2020.
Është prezentuar Raporti informativ i të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore për vitin 2019.
Është prezentuar Raporti vjetor informativ për Kontratat e nënshkruara publike për vitin fiskal 2019.
Poashtu është prezentuar si Informatë procesi i trajtimit te objekteve të ndërtuara pa leje (për legalizim) në Komunën e Pejës.
Draft – Rregullorja për Organizimin dhe bashkëpunimin e Komunës me fshatrat,vendbanimet dhe lagjët urbane në territorin e Komunës së Pejës,është proceduar për Kuvend dhe pastaj per diskutim publik.