Republika e Kosoves

Pejë

Komiteti për Politikë e Financa mbajti takimin e radhës

2020/07/22 - 11:56

 
Komiteti për Politikë e Financa (KPF) i Kuvendit Komunal të Pejës i kryesuar nga Dr.Islam Husaj  në mbledhjen e sotme i shqyrtoi dhe miratoi propozimet e paraqitura nga Drejtoritë përkatëse dhe Kryetari i Komunës.
 
         Është bërë shqyrtimi i Draft–Rregullores për përkujdesjen dhe mbrojtjen e fëmijës.
         U procedua për Kuvend kërkesa për këmbim pronash në mes Komunës së Pejës dhe “F&F” Construkcion” sh.p.k. Pejë, për rregullimin e shtegut të ecjes sipas PRRU “Qendra, Kapeshnica  dhe Karagaqi” në Pejë.
         Kërkesa për shpalljen me interes publik të ngastrës kadastrale 1728/2 Zona Kadastrale Vitomericë, për zgjerimin e hapësirës gjelbëruese te Shkolla “7 Shtatori” në fshatin Vitomericë, u procedua për Kuvend.
         Është prezantuar Raporti Informativ për përfundimin e vitit shkollor 2019/2020 i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Pejë.
         Poashtu u prezantua Raporti Informativ i punës se Komunës se Pejës për periudhën  Janar – Qershor 2020.
         U shqyrtua Raporti i Auditorit të jashtëm për vitin fiskal 2019.
         Është prezantuar Raporti i Përformances se Komunës,si Raport Informativ.
         Pyetjet dhe propozimet  lidhur me punën e Komunës, të ngritura nga anëtarët.
 
Takimi i radhës i KPF-së pritet të mbahet  në muajin Shtator 2020.