Republika e Kosoves

Pejë

Komiteti për Politikë e Financa mbajti takimin e radhës

2023/09/15 - 4:08

Komiteti për Politikë e Financa (KPF) i Kuvendit Komunal të Pejës, i kryesuar nga Rexhep Kurtbogaj mbajti sot takimin e radhës, ku i shqyrtoi dhe miratoi propozimet e paraqitura nga Drejtoritë përkatëse dhe Kryetari i Komunës.
Shqyrtimi dhe miratimi i Draft-Buxhetit të Komunës së Pejës 2024-2026.
Shqyrtimi dhe rekomandimi i propozimit të Drejtorisë se Administratës dhe Kryetarit të Komunës së Pejës për kompensimin e kryesuesve të Këshillave Lokale për vitin 2023.
Shqyrtimi dhe rekomandimi për miratim i Raportit të vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet 24.06.2023 në Komunën e Pejës.
Shqyrtimi i propozimit dhe rekomandimi për dhënie në diskutim publik i draft – Rregullores (KPE) për Plotësimin e Kushteve Minimale Higjienike, Teknike dhe Sanitare për Lokalet Afariste në Territorin e Komunës së Pejës.
Pyetjet dhe propozimet lidhur me punën e Komunës, të ngritura nga anëtarët.
Takimi i radhës i KPF-së pritet të mbahet në muajin Tetor 2023.