Republika e Kosoves

Pejë

KRYETARI MUHAXHERI PRITI NË TAKIM KOMANDANTIN E RI TË KFOR-IT RC-W, KOLONELIN FERRARA

2024/02/06 - 1:55

Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri së bashku me Nënkryetarin për Komunitete në Komunën e Pejës, z.Mirzet Dzogovic kanë pritur në takim Komandantin e ri të KFOR-it, Kolonelin Francesco Ferrara, i cili do të udhëheqë Komandën Rajonale Perëndimore të KFOR-it – Regional Command West në Pejë për gjashtëmujorin e ardhshëm.

Kryetari Muhaxheri i uroj mirëseardhje në Komunën e Pejës, z.Ferrara, të cilit i uroj suksese në detyrën dhe përgjegjësinë, që e ka marrë, po ashtu theksoi s’e bashkëpunimi me KFOR-in italian do të vazhdojë edhe në të ardhmen për çështje të ndryshme, të cilat do të jenë në interes të përbashkët për Komunën e Pejës. I falënderoj KFOR-in italian, të cilët nga viti 1999 janë vendosur në Pejë dhe kanë bërë një punë të jashtëzakonshme, që nga viti 1999 e deri më sot.

Koloneli Ferrara e falënderoj Kryetarin Muhaxheri për pritjen dhe theksoi s’e është hera e parë, që vijë në këtë objekt, prandaj shumë komplimente për pamjen e bukur, ndërsa në qytetin e Pejës për herë të parë kam qenë në vitin 2001 dhe 2003, por paskanë ndryshuar për të mirë shumë gjëra nga ajo kohë, pra në muajin qershor, po bëhen 25 vite, që ne kemi ardhur në Kosovë për herë të parë, ku në atë kohë e kam pas gradën toger. Në përgjithësi ne me qytetin e Pejës kemi gjëra të përbashkëta, siç është nënshkrimi i Paktit të Miqësisë dhe bashkëpunimit në mes të Komunës së Pejës dhe Provincës së Kozencës.
Po ashtu, gjatë takimit është biseduar për situatën në qytet, në rrethinë, raportet me komunitetet, inaugurimin e monumentit të Bresalierëve në Pejë, aktivitetet, të cilat do të organizohen për nder të 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës, organizimin e disa aktiviteteve për nder të 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruasë etj.