Republika e Kosoves

Pejë

KRYETARI MUHAXHERI PRITI NË TAKIM PËRFAQËSUESIN E UNDP-SË PËR KOSOVË, Z.QUEIRÓS

2024/02/07 - 1:16

Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri me bashkëpunëtorë ka pritur në takim Përfaqësuesin e Përhershëm të UNDP-së për Kosovë, z.Nuno Queirós.

Në takim është biseduar për ndërtimin e Qendrave për Rehabilitimin e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara, ku në qytetin e Pejës do të ndërtohet një qendër e re më e madhe për fëmijët me aftësi të kufizuara, po ashtu është biseduar për ndërtimin e këtyre qendrave sipas standardeve ndërkombëtare, duke filluar prej pajisjeve e deri te shërbimet, të cilat do të jenë shërbime të integruara për fëmijë, sepse ka raste kur një fëmije nuk i mungon vetëm një aftësi, por disa mungesa të aftësive, prandaj ndërtimi i këtyre qendrave do t’ju mundësojë fëmijëve të kalojnë, prej një dhome në dhomën tjetër gjatë ditës dhe të marrin të gjitha shërbimet për të cilat ata kanë nevojë etj.