Republika e Kosoves

Pejë

Mbahet takimi i Kuvendit të Komunës

2018/06/01 - 11:36

 Kuvendi i Komunës  në Pejë mbajti takimin e radhës i kryesuar nga Dr.Islam Husaj,ku në prezencën e Kryetarit,Drejtorëve,mediave dhe qytetarëve të interesuar u debatua për disa pika më rendësi për Komunën tonë të cilat janë  aprovuar për procedim te mëtutjeshëm.

 

Ne kete takim është prezentuar Raporti vjetor financiar për vitin 2017 si raport informativ.

Poashtu është prezentuar Raporti  informativ i të hyrave dhe shpenzimeve të realizuara buxhetore për përiudhën janar – mars 2018.

Është prezentuar dhe Shqyrtuar raporti i Planifikimit Përfundimtar të Prokurimit.

Në këtë takim është prezentuar edhe Informata mbi gjendjen në mjedis, situata aktuale dhe aktivitetet për mbrojtjen e mjedisit.

Deputetët kanë aprovuar Propozimin e Komisionit për tituj nderi, dekorata, medalje, mirënjohje dhe falenderime.

Është aprovuar propozim-iniciativa e Kryetarit të Komunës së Pejës, për bashkëpunim ndërkomunal  në fushat e zvoglimit të rreziqëve nga fatkeqësit me Komunat e Istogut,Malishevës dhe Klinës.

Poashtu është aprovuar propozimi i Kryetarit të Komunës dhe DÇPJ-ke për revokimin e Vendimit të K.K.Pejë, I Numër:463-19447 dt.29 shkurt 2016 mbi shpalljen e interesit publik në ngas.kad.nr.2217/1, dhe marrjen e vendimit mbi shpalljen e interesit publik në një pjesë të ngas.kad.nr.2217/2 Z.K.Vitomericë, për qellim rregullimin e varrezave të fsh.Treboviq dhe Katund i ri, Komuna e Pejës.

Në këtë takim është formuar Grupi  punues për Planin e Veprimit për Buxhet.

Në përberje të deputetëve dhe shoqërisë civile janë formuar edhe disa Komitete të tjera si:Komiteti për Arsim, Komiteti për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Komiteti për Sherbime Publike dhe Punë Komunale dhe Komiteti për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit.

Poashtu në këtë takim është aprovuar edhe Qarkorja Buxhetore 2019/21.

 

Pati edhe diskutime,pyetje dhe përgjigje për çështje konkrete që po përballemi si qytetar të Pejës