Republika e Kosoves

Pejë

MBLEDHJA SOLEMNE E KUVENDIT TË PEJËS PËR NDER TË 16 VJETORIT TË DITËS SË PAVARËSISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

2024/02/17 - 7:01

Kuvendi i Komunës së Pejës ka mbajtur mbledhjen e parë solemne për vitin 2024, për nder të 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës!

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Pejës, z.Rexhep Kurtbogaj, Ju uroj mirëseardhje të gjithë të pranishëmve në seancën solemne të Kuvendit të Pejës për nder të shënimit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës. 17 Shkurti i vitit 2008 është datë e shënuar historike për të gjithë shqiptarët, sepse me këtë rast Kosova është kurorëzuar me Pavarësi.

Me rastin e shënimit të kësaj dite të rëndësishme kujtojmë dhe nderojmë punën e të gjithë qytetarëve, nderojmë figurat kombëtare dhe kontributin e tyre, të cilët e kanë mbajtur të gjallë idealin për shtetin e Kosovës. Nderojmë dëshmorët, udhëheqësit e tyre, familjen Jashari dhe të gjitha familjet e tjera, të cilët i kanë humbur anëtarët në luftë për liri, po ashtu dua të përmend një figurë të spikatur të Pavarësisë së Kosovës, Presidentin
Historik të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova, i cili me vizionin e tij, në partneritet me miqësi ka arritur të marr besimin dhe përkrahjen nga vendet, të cilat promovojnë vlerat  demokratike.
Fjalime solemne kanë mbajtur Presidentja e Provincës së Kozencës, znj.Rosaria Succurro dhe Nënkryetari i Komunës së Egerit, z.Minczer Gabor.

Po ashtu, fjalime solemne kanë mbajtur edhe anëtarët e Kuvendit Komunal të Pejës, z.Atdhe Berisha -LDK, z.Drin Veselaj – AAK, z.Berat Ganiqi – LVV,  znj.Fatime Shala- PDK dhe Zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal dhe anëtari nga subjekti politik IBJ, z.Skender Kandic.