Republika e Kosoves

Pejë

Memorandum bashkëpunimi

2018/07/06 - 2:59

Drejtoria për Bujqësi e përfaqësuar nga Drejtori, z.Mehdi Mulaj  dhe “Hib Petrol” e përfaqësuar nga z.Petrit Brahimaj kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për ofrimin e shërbimeve në mes palëve në fushën e bujqësisë, sipas kushteve të tregut dhe normave të besimit reciprok për mbështetjen e fermerëve.

Fermerët e qytetit të Pejës  do të mbështeten për 5 cent më lirë  për litër sa sa çmimi ditor në pikën ku ata do të furnizohen.

Fermerët, të cilët dëshirojnë të përfitojnë nga zbritja e çmimit ditor të tregut duhet të paraqesin numrin identifikues të fermerit (NIF), që janë të regjistruar në Drejtorinë e Bujqësisë si fermerë.

Marrëveshja e arritur është e dedikuar vetëm për mjete bujqësore, që ka për qëllim punimin e tokave bujqësore.