Republika e Kosoves

Pejë

Muzeu i Lëvizshëm  “Tirana vjen tek ti” 

2020/09/18 - 12:40

 

Unioni i Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon nën kujdesin e Bashkisë Tiranë ka startuar në sheshin “Skëndërbej” me Muzeun e Lëvizshëm “Tirana vjen tek ti” për të arritur sot në Pejë  duke u vendosur në qendër të qytetit për ta vizituar më të mirën e Tiranës në këtë 100 vjetor, që ka ardhur tek Ne.

 

Muzeu i lëvizshëm strehon në miniaturë rrugëtimin dhe kujtesën e një qyteti përgjatë një shekulli. Janë të shumta rrugët, sheshet, dokumentet, që rikthehen në vëmendje nëpërmjet imazheve, fotografive, duke dëshmuar në këtë mënyrë momentet kyçe të historisë së qytetit.

 

Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri i përshëndeti të pranishmit le të jetë ky aktivitet një fillim i mbarë i bashkëpunimit të mirë të Tiranës me të gjitha qytetet shqiptare. Ju dëshiroj punë të mbarë dhe sukses në misionin e juaj, që e keni nis.

 

Drejtoresha Ekzekutive e UBSHR, znj. Andriola Kambo i përshëndeti të pranishmit jam shumë e lumtur, që jam këtu me Ju. Sot, ne po prezantojmë Tiranën tonë, në fakt  jo vetëm, që kemi nisur një rrugëtim, atë rrugëtim, që shqiptarët kanë shekuj, që e aspirojnë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian për t’ju bashkuar shtëpisë së madhe, që ne e aspirojmë dhe rrugëtimi jonë në Union ka këtë qëllim të ecim së bashku të njohim shtëpinë tonë dhe kur njohim shtëpinë tonë do të thotë, që të kthehemi në histori dhe t’u themi faleminderit të gjithë shqiptarëve, që kanë bërë të mundur historinë e Tiranës se Tirana nuk do të mund të ishte kryeqytet, pa kontributin e të gjithë juve. Faleminderit shumë të gjithëve për mbështetjen.

 

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Andi Seferi të nderuar të pranishëm ju përshëndes shumë nga Tirana dhe një përshëndetje e veçantë është nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z.Erion Veliaj, por nga ana tjetër janë edhe shumë miq tuaj fizikisht, që jetojnë në Tiranë, por zemra ju rreh  për Kosovën dhe Pejën, po ashtu  do të doja të falënderoja shumë Kryetarin e Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri, i cili bashkë me stafin bërë të mundur këtë hap të mëtejshëm në këtë vit të shënuar të 100-të vjetorit të Tiranës – kryeqytet për të bërë të mundur pasqyrimin dhe përhapjen e vlerave të historisë dhe kulturës shqiptare.

​Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Pejës, znj. Xhenet Syka për fillim dëshiroj t’ju uroj ditëlindjen jubilare të Tiranës – kryeqytet e paçim gjithmonë, sepse na takon të gjithëve e kosovarët e duan pafund. Tirana i ka hapur dyert në çdo kohë, ne ishim në Tiranë në periudha të ndryshme. Dua të them para të gjithëve ndjehem pafund faqebardhë duke u nisur nga fakti se sot do të kemi çka të prezatojmë do të fillojmë me potencialin kulturor do të vazhdojmë me potencialin natyror në veçanti atë të turizmit aventurier dhe do të mbarojmë me vlerat e shumta të trashëgimisë dhe diversitetit me asetin më të mirë, që ka Komuna e Pejës, që janë njerëzit e kësaj komune, që edhe sot i falënderoj pafund, që janë këtu me ne.

 

Muzeu i lëvizshëm do të jetë i hapur në Pejë deri në ora 19:00.