Republika e Kosoves

Pejë

Nënshkrimi i marrëveshjes së partneritetit në mes të Komunës së Pejës dhe OJQ Syri i Vizionit

2024/03/20 - 3:20

Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri dhe Drejtori ekzekutiv i Syri i Vizionit, z.Veton Mujaj kanë nënshkruar marrëveshjen e partneritetit në mes të Komunës së Pejës dhe OJQ Syri i Vizionit.

OJQ Syri i Vizionit është duke implementuar projektin “Gratë dhe personat me aftësi  të kufizuara si
ndërmarrëse bujqësore në Kosovë” të financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) me fondet e  Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim dhe i bashkëfinancuar nga Brot für die Welt.

Projekti synon t’i mbështesë gratë dhe personat me aftësi të kufizuara në zonat rurale të Komunës së Pejës, Istogut, Gjakovës dhe Rahovecit për t’i rritur  kapacitetet e tyre në bujqësi dhe zhvillim të biznesit dhe për t’i zbatuar njohuritë dhe aftësitë e tyre të fituara në kuadër të projektit në praktikë.

Qëllimi i memorandumit është që përmes bashkëpunimit me Drejtorinë e Bujqësisë, që ka shprehur deshirën për participim me mjete financiare në këtë projekt, në vlerë prej 15,000.00 euro të krijojë mundësi për përfituesit e projektit – grave dhe personave me aftësi të kufizuara nga Komuna e Pejës.