Republika e Kosoves

Pejë

Njoftim Drejtorati për Bujqësi, Pylltari dhe Hidroekonomi – Pejë

2018/07/03 - 3:14

 

Ka filluar  fushata e korrje – shirjeve 2018, pra  në këtë vit me drithëra të bardha janë të mbjellura  1780 ha nga të cilat me grurë janë të mbjellura  1650 ha  elbë,   dhe 2.40 ha theker  50.50 dhe tërshërë  79.90 ha.

Në fushatën e korrje – shirjeve për vitin 2018  në Komunën  e Pejës do të operojnë 31 autokombajna, të cilat janë në gjendje të mirë teknike dhe të pajisura  me aparaturë përcjellëse  të nevojshme për mbarvajtje të sukseshme të  fushatës së korrrje – shirjeve.

Fushata e korrje – shirjeve me drithëra të bardha pritet të përfundoj me 28 korrik 2018 dhe  do të zgjasë 26 ditë, sugjerohen fermerët, që  të kenë kujdesë dhe mos t’i korrin parcelat e tyre pa u larguar lagështia.

Sipas MBPZHR çmimi orientues për korrjen e një (1) ha në drithëra të bardha është 100 €.

Në kuadër të DBPH  është formuar komisioni për përcjelljen e fushatës së  korrje -shirjeve.