Republika e Kosoves

Pejë

OLIMPIADA “LUGU I BARANIT 2018”

2018/11/08 - 10:42

OLIMPIADA “LUGU I BARANIT 2018”

F T E S Ë

Ftoheni që të merrni pjesë në hapjen solemne të Olimpiadës “Lugu i Baranit 2018”, e cila organizohet me 12.11.2018 me fillim në ora 12:00, në shkollën Dëshmorët e Kombit në Baran.

Ky manifestim kulturor e sportiv organizohet për nderë të festave të nëntorit dhe nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Pejës z.Gazmend Muhaxheri.

Me respekt

Këshilli Organizativ

Agjenda:

Ora 11:00 – Palestra sportive Baran – Ndeshjet në basketboll për femra dhe meshkuj.

Folësit:

Naim Krasniqi,

Canë Gashi

Ora 12:00 – Hapja solemne e manifestimit kulturorë e sportiv

Folësit:

Kryetari Komunës Gazmend Muhaxheri,

Drejtori i Arsimit, Besim Avdimetaj ,

Drejtori i Kulturës, Engelbert Zefaj,

Dhe programi artistik – Oborri i shkollës Dëshmorët e Kombit Baran.

Ora 13:00 – Palestra Sportive Baran – Hapja e ekspozitës së trashëgimisë kulturore dhe ekspozitës së arteve pamore