Republika e Kosoves

Pejë

Salla e sportit ne Nabergjan drejt përfundimit

2018/09/04 - 6:35

Kryetari i Komunës se Pejës Gazmend Muhaxheri bashkë me Drejtorin e Drejtorisë se Arsimit Besim Avdimetaj vizituan punimet në ndërtimin e Salles se Sportit pranë Shkollës fillore ne Nabergjan. Ndërtimi i sallave te sportit nëper shkolla fillore dhe te mesme është prioritet,prandaj edhe kjo sallë ne Nabergjen ka qenë shumë e nevojshme dhe tani po e shihni se është drejt perfundimit dhe shumë shpejtë nxënësit dhe rinia e këtij lokaliteti do ta perdorin per aktivitete fizike, tha nder të tjera Kryetari Muhaxheri